17.3 C
New York
Tuesday, October 29, 2024

Buy now

spot_img

Komisioni hetimor për dëbimin e shtetasve turq gjen 31 shkelje, i dorëzon në Prokurori e Kushtetuese

Kryetari dhe nënkryetari i kij komisioni Xhelal Sveçla dhe Driton Selmanaj, kanë mbajtur konferencë për medie.

Komisionit Hetimor Parlamentar për rastin e dëbimit të shtetasve turq, ka gjetur 31 shkelje gjatë punës së bërë, raporton Ekonomia Online.

Kryetari dhe nënkryetari i kij komisioni Xhelal Sveçla dhe Driton Selmanaj, kanë mbajtur konferencë për medie, ku kanë njoftuar se këto gjetje do të dorëzohen në Prokurori dhe Gjykatën Kushtetuese.

“Në 11 e gjysmë do ta dorëzojmë raportin në Prokurorinë e Shtetit. Nisemi në parimin se kushdo që ka informata dhe nuk i dorëzon ka kryer vepër penale”.

“Jemi duke e diskutuar edhe në Gjykatën Kushtetuese për shkeljet që ka bërë Kryesia e Kuvendit”.

“Disa institucione kanë kryer vepra penale atëherë ne do t’i drejtohemi prokurorisë”, tha nënkryetari Driton Selmanaj.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles