4 C
New York
Sunday, January 19, 2025

Buy now

spot_img

Haradinaj: Sistemi i sigurisë duhet të forcohet

Kryeministri Ramush Haradinaj ka marr pjesë në hapjen e konsulencës pas Punëtorisë për Krijimin e Sistemit të Avancuar të Udhëtarëve.

Me këtë rast Haradinaj ka thënë se sistemi i sigurisë së vendit është në proces të formimit dhe se duhet të kujdesen që ky forcim të ndodhë.”Kosova nuk bënë përjashtim pra sikurse edhe vendet tjera i kushtohet pra, i jep rëndësi sigurisë së udhëtimit, sigurisë së udhëtarëve dhe të dhënave.

Sistemi jonë i sigurisë është në proces të formimit dhe ne duhet të kujdesemi që ky forcim pra të forcohet, të ndodh sa më shpejt duke përmirësuar përformancën e secilit institucion një nga një.

Dhe duke përmirësuar sistemet tona të mbikëqyrjes edhe në pikat hyrëse kufitare. Pasi që të kemi përmirësim siguria merr kuptimin e plotë dhe siguron rezultate zingjirore, ku secila hallkë duhet të tregojë rezultate për qëllimin tonë të përbashkët.

Ky efekt zingjiror i funksionimit përfshinë pra Policinë, doganat, inteligjencën dhe institucionet tjera për sundimin e ligjit. Policia e Kosovës gëzon besim të lartë nga qytetarët tanë, është një institucion kredibil nga ku edhe fillon e tërë përpjekja jonë për ta luftuar krimin”, tha ai, transmeton prishtinapress.eu

Kryeministri rolin e doganave e ka cilësuar kyq, sidomos në pikat e ndjeshme ku mund të kërcënohet siguria. Për këtë tha se  bashkëpunimi në pika kufitare është i domosdoshëm.

“Agjencia Kosovare për Inteligjencë është forca bashkuese e agjencioneve për zbatim të ligjit, informatat janë më të rëndësishme. Me kërcënimet e fundit globale Kosova nuk është imune, siguria jonë varet nga institucionet e zbatimit të ligjit. Metodat e fundit të grupeve të krimit të organizuar dhe terrorizmit janë edhe më të sofistikuara, andaj duhet ta përmirësojmë qasjen, sistemin dhe bashkëpunimin”, tha kryeministrin.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles