12.2 C
New York
Friday, November 27, 2026

Buy now

spot_img

Vuçiq kërkon ndihmë nga Merkel për çështjen e Kosovës

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq do të takohet me kancelaren gjermane, Angela Merkel sot në orën 16:00.

Siç është njoftuar edhe më parë të dy bashkëbiseduesit do të flasin edhe për Kosovën. Ky është takimi i tyre i 15-të duke përfshirë edhe kohën kur Vuçiq ishte kryeministër.

Ai ka thënë se Merkel është shumë serioze dhe për të biseduar me të duhet të përgatiten pyetje në mënyrë që të kuptohet se çfarë dëshiron Gjermania, përcjell prishtinapress.eu

Presidenti serb ka theksuar se Serbia nuk është e kënaqur në lidhje me disa nga vendimet e BE-së dhe për këtë arsye do të vazhdojë t’i kërkojë Merkelit për ta ndihmuar.

“Sigurisht se do të diskutohet për Kosovën, por edhe për ekonominë” është shprehur Vuçiq gjatë qëndrimit në Davos ku po merr pjesë në Forumin Ekonomik Botëror.

Në të njëjtin Forum është prezent edhe presidenti i vendit, Hashim Thaçi i cili udhëtoi dje nga Kosova.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles