11.9 C
New York
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

spot_img

Politikani i Alternativës për Gjermaninë “plagoset rëndë”

Politikani i ekstremit të djathtë në Gjermani, Frank Magnitz, u rrah dhe u plagos rëndë, bënë të ditur zyrtarët.

Lideri i Alternativës për Gjermaninë në Bremen u sulmua nga tre persona në qendër të këtij qyteti, të hënën vonë.

Njerëzit e maskuar e rrëzuan atë pa ndjenja dhe e goditën në kokë, thanë zyrtarë të partisë.

Alternativa për Gjermaninë, parti anti-migrante, ka hyrë në parlament për herë të parë vitin e kaluar dhe ka 94 ulëse. Ajo tani ka përfaqësues në secilin parlament shtetëror të Gjermanisë.

Zëdhënësi i partisë, Jorg Meuthen, postoi në Twitter një fotografi të Magnitzit në spital, duke thënë se ai është lënë “gjysmë i vdekur”.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles