10.3 C
New York
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

spot_img

VAR merr kritika të ashpra në Spanjë

Los Blancos ishin të bindur që VAR është dashur që ti jep atyre një penallti pasi që Vinicius Junior ishte rrëzuar nga Geronimo Rulli, por mandej gjyqtari Munuera Montero, vendosi që të mos ta quaj të tillë-pasi që argjentinasi sipas tij e kishte topin.

Në ndeshjen kundër Getafes kundër Barcelonës, gjyqtari Melero Lopez nuk vendosi të përdorë VAR pasi që Jaime Mata i dha skuadrës vendase epërsinë, por referoi faul që e shkaktoi Angel Rodriguez në Clement Lengletl; sigurisht Melero Lopez është dashur së paku ta shikojë këtë gjë po ai vendosi për vendimin e tij pa e konsultuar videon.

Debati nuk ishte vetëm në mes të lojtarëve, trajnerëve dhe gjyqtarëve, por kjo ndodhi në të gjitha stadiumet e Spanjës.

Madje, edhe ish gjyqtari Munuera Mntero besohet se e ka parë incidentin, përderisa disa kanë thënë se Melero Lipez duhet që të dënohet për shkak se nuk e ka kontrolluar VAR dhe e ka lënë rezultatin 0-0.

U referuar që Angel kishte rrëzuar Lenglet nga krosi që erdhi nga Mata e që përfundoi në gol por që u anulua, por që të gjithë mendojnë se ai është dashur të numërohet.

Debati ka vazhduar që të shpërndahet në rrjetet sociale me dy protagonist nga incidenti në Madrid-Rulli dhe Vinicius-të cilët edhe kishin debatuar me njëri-tjetrin.

Të gjithë në Madrid nuk mund ta kuptojnë pse VAR nuk u konsultua, madje edhe nëse vendimi do të ishte ashtu sikurse gjyqtari e mori: teknologjia është aty për të korrektuar vendimet e bëra.

“Ishte një faul i qartë dhe ne nuk e kuptojmë-për çfarë është VAR”, tha drejtori i Madridit,Emilio Butragueno pas ndeshjes.

Sergio Ramos po ashtu ishte i frustruar pas ndeshjes për këtë vendim.

“Dy penallti ishin të qarta”, tha ai.

“Vinicius’ është një faul i qartë; s’paku të fishkëllonte dhe mandej të konsultohej me VAR”.

“Në këto momente duhet të mendoni dhe të jepni vendimin e duhur”.

“Përdorimi i VAR nëse e keni aty, por kur edhe gjyqtarë të tjerë thonë se dy penallti ishin të qarta atëherë pse?”.

“Ai dha një karton të verdh për Lucas Vazquez që nuk e kuptoj pse”.

Ata nuk pajtohen as me vendimet në Getafe po ashtu.

“Krenar që jam pjesë e kësaj skuadre”, tha Vitorino Antunes në një shkrim në Tëitter pas ndeshjes.

“Luaftuam deri në fund dhe të gjithë ishin kundër neve-kjo është arsyeja e humbjes!”.

“Është turp për La Liga Santander, ligën më të mirë në botë, që VAR nuk përdoret edhe pse do të duhej të përdorej.

Trajneri i Getafes, Pepe Bordalas ishte i zhgënjyer po ashtu me vendimin e gjyqtarit që mos ta përdor VAR.

“Ne mendojmë që jemi dëmtuar”, tha ai pas ndeshjes.

“VAR nuk po punon si duhet tek ne”.

“Isha shumë larg nga aty”, tha Gerard Pique pas ndeshjes.

“Kur nuk kishte VAR thoshim se vendimet e dyshimta po vinë sepse nuk ka VAR. Kur tani e jemi, fajin ja lëmë edhe atij:.

“Kështu do të thuhet gjithmonë, por në këtë vend ne jemi të etur për gjëra kontraverze dhe kjo është arsyeja që ka programe edhe live e për të cilët flasim ndryshe nga që i shohim; është bërë kulturë kjo gjë”

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles