5.3 C
New York
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

​Ronaldo: Viti 2018 ishte më i miri në karrierën time

Ylli i Juventusit, Cristiano Ronaldo, e ka vlerësuar vitin 2018 si vitin më të mirë të karrierës së tij deri më tani dhe ka zbuluar se do të kthehet të luajë për Kombëtaren e Portugalisë përgjatë këtij viti.33-vjeçari kishte arritur ta fitonte titullin e Ligës së Kampionëve për tri vite radhazi para se të transferohej në Juventus për 112 milionë euro gjatë afatit kalimtar të verës. Mirëpo, ky vit ishte edhe viti i parë pas tri viteve që nuk e fitoi Topin e Artë, transmeton Gazeta Express.

Ronaldo ka thënë se ai nuk luan për tituj dhe se mirëpritja që mori nga tifozët e Juventusit pas transferimit të tij në Itali ka bërë të viti 2018 të jetë shumë i veçantë në karrierën e portugezit, i cili madje e konsideron atë si më të mirin në karrierë.

“Unë nuk dua të thyejë rekorde, por punoj për të mirën e klubit. Viti 2018 ishte më i miri në karrierën time. Në Serie A kundërshtarët mbrohen nga unë po aq shumë sa bënin në Spanjë, mirëpo këtu ka më pak hapësirë pasi që të gjitha klubet kanë mbrojtje të mrekullueshme”, ka thënë Ronaldo.

“Triumfi në Ligën e Kampionëve është një ëndërr për mua, por nuk duhet ta bëjmë këtë të duket si fiksim. Titujt e ekipit janë të rëndësishme dhe unë jam duke punuar për to. Të gjithë në Torino më mirëpritën në mënyrë të mrekullueshme”.

“Të gjithë po ndihemi mirë. Nuk e di se ku do të përfundojë karriera ime, por unë jam mirë dhe dua të vazhdoj kështu edhe për shumë vite. A do të kthehem në Sporting si Nani? Në futboll nuk mund ta dish asnjëherë”.

“Ishte vendimi i duhur për t’u larguar përkohësisht nga ekipi kombëtar i Portugalisë, por unë do të kthehem gjatë vitit 2019”.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles