24.7 C
New York
Wednesday, October 30, 2024

Buy now

spot_img

Kryetari i LDK’së e krahason Kadri Veselin me Serbinë, ankohet se po ia shajnë partinë

Lideri i LDK’së, Isa Mustafa e ka krahasuar Kryetarin e PDK’së, Kadri Veselin me Serbinë në fushën e provokimeve. Ka thënë se provokime si të Veselit bën edhe shteti serb.

Këto komente Mustafa i ka bërë pas akuzave të Dardan Gashit, Zëvendëskryeministër se LDK është bërë Degë e Vetëvendosjes e Isa Mustafa i është nënshtruar Albin Kurtit në ideologji e veprim.

Gjithë këto akuza të Gashit, Isa Mustafa i ka lidhur me Kadri Veslelin. Ka thënë se Kryetari i PDK’së po i nxitë të tjerët kunër LDK’së.

“Kadriu (Kadri Veseli) si Kryetar i Kuvendit dhe Kryetar i PDK-së, dhe lakenjtë e tij s’lënë gjë të keqe pa ia atribuuar LDK-së, e njollosin me llojlloj etiketimesh, e në anën tjetër kërkojnë që LDK të bashkëpunojë më ta dhe me koalicionin e tyre në dialog”, ka shkruar Mustafa.

Ai ka thënë se pavarësisht presionit LDK nuk do të bëhet pjesë e dialogut me Serbinë.

“Mashtrohet dikush nëse mendon se mund ta merr me qera LDK-në për dialog, ashtu siç kanë vepruar me të tjerët. Rugova ka drejtuar proceset më të rëndësishme të vendit, si President, por nuk ia ka dhënë LDK-në ti shërbej askujt. Vetëm Kosovës”, ka shtuar ai.

Ai ka thënë se nuk shtyhen proceset duke ofenduar LDK’në.

“Por fati politik është tjetër. As Serbia nuk do të përballoj pa hy në dialog dhe pa e njohur Kosovën, e as Kadriu s’ka forcë me e shty ketë proces duke e ofenduar LDK-në dhe opozitën që përfaqësojnë shumicën në Kuvend.

Isa Mustafa ka lëshuar këto akuza vetëm një vit pasi është prishur me Veselin dhe PDK’në. Lideri i LDK’së kishte arritur të bëhej Shef i Qeverisë duke sharë e fyer PDK’në e SHIK’un ndërsa në fund kishte pranuar të bashkëqeveris me të njëjtit njerëz.

Gjatë kohës sa ka qenë në Qeveri, Mustafa me Veselin kishin ndërtuar raporte bashkëpunimi duke ndarë edhe pozitat nëpër borde e institucione të pavarura.

Sidoqoftë, Mustafa ka thënë se është e çuditshme fushata e Veselit kundër LDK’së.

“Në situatën kur , edhe përkundër diferencave të mëdha të skenës politike, Kosovës i nevojiten përpjekje e brendshme për të gjetur rrugën më të mirë për ta përballuar dialogun me Serbinë, ka filluar një fushatë e ndyrë e udhëhequr nga Kadri Veseli, Kryetar i Kuvendit dhe i PDK-së dhe e pasuar nga lakenjtë e tij kundër LDK-së. Nuk e kanë mirë, sepse nuk mund të kryejnë punë duke e provokuar LDK-në”, ka shtuar ai.

Ai ka kundërshtuar idenë e diskutimit të temave që kanë të bëjnë me shtetësinë e Kosovës. Ka thënë se me Serbinë duhet të bisedohet vetëm për njohje reciproke.

“LDK ka qenë pjesë e të gjitha proceseve shtetformuese. Por dialogu me Serbinë, nuk është shtetformues. Shtetin e kemi formuar dhe e kemi shpallur në këta kufij më 17 shkurt 2008. Dialogu është për të na njohur Serbia, jo për ta mbyllë çështjen e shtetësisë, sepse kjo çështje është e mbyllur dhe askush nuk ka të drejtë ta hapë”, ka shtuar ai.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles