18.1 C
New York
Wednesday, October 30, 2024

Buy now

spot_img

Sondazhi i fundit i Gallup: 60% e popullatës duan të ikin nga Shqipëria, ndërsa 46 % nga Kosova

Sondazhi i fundit i Gallup, i cili është kryer në 152 shtete të botës, ka nxjerrë Shqipërinë në vendin e katërt, si shteti me 60 për qind të popullatës që duan të largohen nga vendi, e ndjekur nga Kosova me 46 %.

Sondazhi është  kryer në mes të viteve 2015 dhe 2017.

Vendet me dëshirë pak më të lartë për të migruar janë Haiti (63%), Liberia (66%) dhe Sierra Leone (71%). Kur Gallup kreu studimin, Sierra Leone dhe Liberia ishin në mes të shpërthimit të Ebola.

Ndërkaq, Siria e shkatërruar nga lufta renditet në vendin e 12 (46%), e ndjekur nga Kosova (46%).

Sipas Gallup, mesatarja mbarëbotërore e njerëzve që duan të emigrojnë vlerësohet në 15%, pak më e lartë se mesatarja mes viteve 2013 dhe 2016.

Dëshira e shqiptarëve për të migruar është katër herë më e lartë se mesatarja botërore, transmeton Telegrafi.

Shqipëria duket të jetë ndër vendet që vuajnë nga luftërat, konfliktet, uria dhe fatkeqësitë e tjera.

Sondazhe të ngjashme kanë treguar dëshirën gjithnjë e më të lartë për shqiptarët në vitet e fundit për të braktisur vendin e tyre.

Përkundër që këto  analiza janë të dobishme për politikën shqiptare, që të marrë hapa konkret, Qeveria nuk ka treguar ndonjë plan për të luftuar trendin dhe nivelet e jashtëzakonshme të pakënaqësisë së njerëzve me situatën e vendit të tyre.

Ku qëndron Kosova?

Sondazhi i njëjtë i Gallup e vë Kosovën dhe Shqipërinë në krye të indeksit të “nxjerrjes së trurit” në Europë, i cili mat nivelin e të rinjve, të arsimuar shumë, të cilët dëshirojnë të largohen nga vendi pa plan të kthehen.

Sipas sondazhit, në Kosovë, 42% e të rriturve të arsimuar të lartë dhe në Shqipëri 32% e tyre do të largoheshin përgjithmonë nga vendet e tyre.

Kosova është gjithashtu e treta në botë sipas indeksit të ikjes së të arsimuarve, pas Sierra Leone (78%) dhe Sirisë (44%).

Mali i Zi fqinjë ka një rezultat pozitiv, me mundësinë e përshëndetjes së 25% të fuqisë punëtore të arsimuar nga vendet e tjera.

Ekspertët e konsiderojnë papunësinë, pagat e ulëta, korrupsionin e lartë dhe mungesën e sundimit të ligjit, mundësitë,…, janë si arsyet kryesore pse njerëzit në Ballkan duan të ikin.

Sa i përket Shqipërisë, për pesë vitet e fundit qeveria shqiptare nuk ka paraqitur ndonjë plan konkret për t’iu përgjigjur kësaj çështjeje.

Për më tepër, protestat e vazhdueshme kanë treguar se studentët e konsiderojnë veten si “viktima” aktuale dhe të ardhshme të migrimit dhe ikjes së trurit, vetëm për t’u tallur dhe fyer nga kryeministri Edi Rama.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles