16.2 C
New York
Wednesday, October 30, 2024

Buy now

spot_img

E vdekur për 20 minuta, 29-vjeçarja tregon çfarë përjetoi para se të kthehej në jetë

Një skiatore britanike ka arritur të mbijetojë pasi u varros e gjallë poshtë një orteku dhe u deklarua klinikisht e vdekur. 29-vjeçarja, Rhianna Shaw mbeti e mbuluar nga bora për rreth 15 minuta pas aksidentit në malet austriake.

Sipas ekpsertëve, dikush që mbetet i zënë poshtë borës, në thellësi, për më shumë se 8 minuta ka një shans mbijetese prej 6 për qind.

Shaw, nga Chichester,Sussex-i lindor, tregoi dje për herë të pare se eksperienca e saj ishte absolutisht e tmerrshme pasi as nuk mund të lëvizte dhe as nuk mund të bërtiste për të kërkuar ndihmë.

Ajo tregoi se e vetmja gjë ndiente ishte një peshë e rëndë në trup dhe më pas thjesht hoqi dorë dhe vendosi të ndalonte se marri frymë.

Sa i përket faktit që ajo për 20 minuta ishte klinikisht e vdekur, skiatorja tregoi se ishte një ekpsriencë paqësore dhe po mendonte se ishte duke parë ëndërr.

Rhianna tregon:

U përpoqa që të bërtisja, por pastaj e kuptova që askush nuk mund të më dëgjonte. Kështu që vendosa të ndaloja së marri frymë. Dhe, çdo gjë u bë aq paqësore. Fillova të ecja përgjatë një rruge në një pyll të qetë. Ishte shumë qetësi, dhe dukej sikur në tokë ishte një lloj dëbore, ndryshe nga ajo që njohim ne.”
Sipas mjekëve, ajo kishte vdekur, por, truri i saj vazhdonte të punonte. Rihanna beson se ajo ishte e vetëdijshme për të paktën pesë minuta para se të hynte në vdekje klinike.

Ekspertët sygjerojnë se ne të mbetemi ‘të bllokuar’ brenda trupit tonë edhe pasi zemra resht së rrahuri.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles