16.2 C
New York
Wednesday, October 30, 2024

Buy now

spot_img

Mërgimtarët vazhdojnë të presin deri në dy orë në Merdare

Qendra Kombëtare për Menaxhimin Kufitar ka njoftuar se edhe sot janë regjistruar pritje të gjata në pikat kufitare mes Kosovës e Serbisë. Pritjet më të gjata, janë në Merdare dhe te Dheu i Bardhë.

Në Merdare, në këto momente, pritjet për të dalur nga Kosova janë deri në dy orë, ndërsa gjatësia e kolonës së automjeteve deri në 800 metra.

Pritje deri në 40 minuta ka në pikën kufitare Dheu i Bardhë. Ndërsa pritje deri në 20 minuta ka në Muçibabë.

Ndërkaq, për të hyrë në territorin e Kosovës nga këto pika kufitare, pritjet janë 3 deri në 5 minuta.

Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhimin Kufitar gjendja e rrugëve që të shpijnë në pikat e kalimit kufitar janë të kalueshme. Kontrolloni pritjet në pikat kufitare të Kosovës në kohë reale duke klikuar në LINK

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles