7.5 C
New York
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Thaçi: Jam krenar me të arriturat tona, por brezave të rinj mos t’ua lëmë konfliktin shekullor me Serbinë

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka thënë se derisa po e përmbyllim dekadën e dytë të çlirimit, pashmangshëm duhet të reflektojmë për të arriturat, sfidat dhe trashëgiminë që do t’ua lëmë pas fëmijëve tanë.

Thaçi ka thënë se është shumë krenar për të arriturat tona si gjeneratë, por sipas tij do të ishte e pafalshme që brezave të rinj t’ua lëmë peng të ardhmen për shkak të akteve populiste dhe mungesës së guximit për të përmbyllur konfliktin shekullor me Serbinë.

Sipas tij, njohja reciproke mes Kosovës dhe Serbisë do të niste edhe një proces thelbësor të transformimit të lidershipit dhe modelit qeverisës në vendin tonë.

Shkrimi i tij i plotë në Facebook:

Derisa po përmbyllim dekadën e dytë të çlirimit, pashmangshëm duhet të reflektojmë për të arriturat, sfidat dhe trashëgiminë që do t’ua lëmë pas fëmijëve tanë.

Unë jam shumë krenar për të arriturat tona si gjeneratë. Por, do të ishte e pafalshme, që brezave të rinj t’ua lëmë peng të ardhmen për shkak të akteve populiste dhe mungesës së guximit për të përmbyllur konfliktin shekullor me Serbinë. Për më tepër, njohja reciproke mes Kosovës dhe Serbisë do të niste edhe një proces thelbësor të transformimit të lidershipit dhe modelit qeverisës në vendin tonë.

Besoj shumë që pas marrëveshjes do të fillojë një epokë e re, ku askush më nuk do të mund të pretendonte të fitonte vota në emër të betejës së papërfunduar politike me Serbinë. Kosova ka nevojë për këtë transformim. Për institucione më efektive, qeverisje që në qendër të vëmendjes ka reformat, zhvillimin ekonomik dhe mirëqenien sociale. Këtë ua kemi borxh fëmijëve tanë. HTH

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles