18.1 C
New York
Wednesday, October 30, 2024

Buy now

spot_img

Zeka i reagon Krasniqit: Një ditë do të flas edhe për veprimet tua

Deputeti i Kuvendit nga Nisma Socialdemokrate, Milaim Zeka ka reaguar ndaj deklaratës së kryetarit të Këshillit Kombëtar të po kësaj partie, Jakup Krasniqi, i cili gjatë ditë së djeshme tha se është penduar që ka futur Zekën në listën për deputetët.

Krasniqi kishte shkruar në rrjetin social të tij Facebook se “nëse gjatë këtyre viteve pendohem për ndonjë veprim timin është: Pranimi i Milaim Zekës që të garoi në Listën e Nismës për deputet i Kuvendit të Kosovës”.

Mirëpo, i menjëhershëm ka qenë reagimi i anëtarit dhe deputetit të të njëjtës parti, Milaim Zeka. Zeka reagimin e tij ndaj Krasniqit e ka bërë në po të njëjtin shkrim ku ky i fundit shkruan për pendimin e tij lidhur me pranimin e Zekës në listën për deputet.

“Ty të pengon fjalori im, ndërsa mu me kane pengu veprimet tua, për te cilat do te flas një dite. Ty te pengon fjalori im, sepse ai fjalor e godet hajnin, hipokritin, te pabesin dhe shkatërrimtarin e shtetit. Unë nuk jam penduar për asgjë. Kam vetëm nje pyetje: Çka kam perfitu unë nga politika dhe Nisma?!!! Hajt ma thuaj vetëm nje gje?. Fjalori im i pengon vetëm profiterat, askënd tjetër…” , ka qenë reagimi i Zekës ndaj Krasniqi.

Një ngrirje e raporteve mes ish-kryetari i Kuvendit, Jakup Krasniqi dhe deputetit, Milaim Zeka ka filluar që nga ngritja e aktakuzës ndaj Zekës rreth mashtrimeve me viza pune për në Gjermani.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles