15.2 C
New York
Wednesday, October 30, 2024

Buy now

spot_img

Policia jep detaje për arratisjen e dy të miturve nga burgu i Lipjanit

Mëngjesin e ditës së djeshme, dy të mitur janë arratisur nga Qendra Korrektuese e Lipjanit. Të dy të miturit ishin të dënuar për vrasje.

Arratisjen e tyre e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës në raporton e saj 24 orësh.

Sipas policisë, të arratisurit janë në kërkim.

“Është raportuar se dy të burgosur meshkuj K/Shqiptarë, kanë arritur të arratisen nga Qendra Korrektuese e Lipjanit. Njësitë përkatëse policore janë në kërkim të arratisurve”, thuhet në raportin e Policisë.

Ndërkaq, Shërbimi Korrektues i Kosovës, me anë të një njoftimi ka thënë se në lidhje me arratisjen janë suspenduar edhe dy zyrtarë korrektues të cilët punonin në Burgun e Lipjanit dhe të miturit janë në kërkim.

Si pasojë e kësaj, dy zyrtarë korrektues janë suspenduar nga puna.

Shërbimi Korrektues i Kosovës në një komunikatë thotë se të miturit janë arratisur gjatë kohës së shëtitjes.

 

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles