15.2 C
New York
Wednesday, October 30, 2024

Buy now

spot_img

Nëse hidhni mbeturina në tokë dhe aty ku nuk duhet, do të dënoheni deri në 100 euro

Javën që shkoi ka hyrë në fuqi Udhëzimin Administrativ, i cili parasheh ndëshkime me gjoba mandatore për personat fizikë dhe juridikë, të cilët hedhin mbeturina jashtë vendeve të caktuara. Zyrtarë të Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor i thanë Radio Kosovës se inspektorët dhe Policia e Kosovës tashmë janë duke e kryer punën e tyre, dhe vlera e gjobave është prej 20 deri në 100 euro.

Qytetarët e Kosovës që hedhin mbeturina vend e pavend tash e tutje do të ndëshkohen me gjoba mandatore. Afati i pagesës së këtyre gjobave, sipas udhëzimit administrativ, do të jetë 15 ditë nga dita e shqiptimit të dënimit.

Nëse personi e paguan gjobën brenda afatit të caktuar, do të paguajë vetëm gjysmën e gjobës. Kështu tha për Radio Kosovën këshilltari politik në Ministrinë e Ambientit, Valon Maliqi.

“Udhëzimi Administrativ tashmë ka hyrë në fuqi, dhe inspektorët dhe Policia e Kosovës janë duke e kryer punën e vet. Personat që do të gjobiten kanë afat 15 ditë të paguajnë me 50% me lirë, e nëse nuk e paguajnë gjobën, do t’u bllokohen llogaritë bankare përmes përmbaruesve privatë”, ka thënë ai.

Maliqi tha se çdo muaj do të kemi raporte mujore nga Policia e Kosovës dhe inspektorët komunalë për të parë së si po implemetohet ky udhëzim.

“Së shpejti do t’i kemi raportet prej Policisë dhe Inspektoratit për të parë se si është gjendja në terren për sa i përket gjobave mandatore, deri me tani sa gjoba janë shqiptuar në territorin e Republikës së Kosovës”, tha ai.

Ky Udhëzim Administrativ mbështetet në ligjin për mbeturina dhe ka për qëllim parandalimin e hedhjes së mbeturinave jashtë vendeve të caktuara për hedhjen e tyre, eliminimin dhe reduktimin e ndotjes, mbrojtjen e mjedisit dhe shëndetit të njeriut, mbrojtjen e sipërfaqeve publike dhe private nga ndotja.

 

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles