15.2 C
New York
Wednesday, October 30, 2024

Buy now

spot_img

Opozita gati për protesta: Arma e fundit kundër prekjes së kufijve

Tri subjektet opozitare, Lidhja Demokratike e Kosovës, Lëvizja Vetëvendosje dhe Partia Socialdemokrate, nuk e përjashtojnë mundësinë e organizimit të protestave kundër korrigjimit të kufijve me Serbinë.

Megjithëse javën e kaluar dështoi miratimi i një rezolute, e cila do t’ia ndalonte presidentit Hashim Thaçi të dialogonte në Bruksel për kufijtë me Serbinë, opozitarët thonë se ende nuk kanë hequr dorë nga miratimi i një rezolute të tillë.

Ndërsa forma tjetër e kundërshtimit të prekjes së kufijve sipas opozitës mbetet protesta. Megjithatë, njohësit e çështjeve politike thonë se efekti i protestave do të varej nga masa e protestuesve, si dhe nga konsistenca në organizmin e protestave.

Nënkryetarja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fatmire Mulhaxha-Kollçaku, ka thënë për gazetën “Zëri” se dështimi i rezolutës kundër korrigjimit të kufijve ka qenë i pritur, pasi përfaqësuesit e koalicionit qeverisës e kanë bërë të qartë paraprakisht se nuk do ta votojnë.

Ajo ka thënë se fillimisht duhet të analizohen rezultatet e deritanishme dhe më pas të hartohet lista e kërkesave ndaj Serbisë para se të vazhdohet me fazën finale të dialogut të Brukselit.

“Ne kemi dalë me qëndrim, kemi menduar që duhet të debatohet rreth një raporti të Qeverisë 38 faqesh rreth sfidave dhe arritjeve të dialogut 2011-2017. Pasi t’i nxjerrim përfundimet se a ka sjellë diçka ky dialog të hartohet një listë e kërkesave karshi Serbisë, e cila na ka shumë borxh, të hartohet platforma me parime dhe me qëllime, si dhe të votohet ekipi negociator”, është shprehur Kollçaku.

 

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles