17.3 C
New York
Tuesday, October 29, 2024

Buy now

spot_img

Fajon kundër ndryshimit të kufijve, frikësohet nga efekti negativ

Tanja Fajon ka reaguar për çështjen e ndryshimit të kufirit si zgjidhje ndërmjet Kosovës e Serbisë.

Eurodeputetja Tanja Fajon k reaguar për çështjen e ndryshimit të kufirit si zgjidhje ndërmjet Kosovës e Serbisë.

Ajo është shprehur kundër idesë së ndryshimit të kufijve duke e përshkruar si temë shumë të ndjeshme.

“Çdo ndryshim kufiri është çështje shumë e ndjeshme. Nuk e mbështes një ide të tillë sepse frikësohem se do të ketë efekt negativ në gjithë rajonin duke shkaktuar destabilizim. Kjo më brengos mua dhe shumë shtete brenda BE’së’’, deklaroi Fajon për ‘’Danas’’, transmeton lajmi.net.

‘’Shpesh po dëgjoj që çdo ditë e më shumë liderët e BE’së po e kritikojnë qëndrimin e Mogherinit sepse ka edhe udhëheqës tjerë në Ballkan që duan ndryshimin e kufijve’’, shtoi ajo.

‘’Çdo zgjidhje që sjellë normalizimin e jetës, pa trende nacionale populliste dhe manipulime politike, është ajo që duhet të bëjnë politikanët, nga të dyja anët’’, theksoi Fajon.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles