anë më shumë se 2 milion euro grante nga dikasteri i Bujqësisë që pritet t’i marrin fermerët nga kjo pjesë e Kosovës. Program i veçantë – Zonat Rurale më pak të zhvilluara, është projekti me të cilën që kjo Ministri planifikon t’i përkrahë fermerët.
Ndër përfituesit është edhe Nexhemdin Peci nga fshati Zhazhë i komunës së Zveçanit.
Peci, për “Indeksonline”, ka thënë të jetë i kënaqur më këtë përfitim. “Po, ne kemi aplikuar dhe kemi fituar. I kemi plotësuar të gjitha kriteret” ka thënë ai.
Peci ka planifikuar ngritjen e një pemishtjeje. “Do ta ngrisim një pemishte me molla dhe dardha. Besoj që për treg të brendshëm e pastaj varet nga nga kualiteti, pse jo edhe jashtë Kosovës” tha Peci.
Ndërkohë të kontaktuar nga Indeksonline edhe disa përfitues serb në kushtet anonimiteti ka shprehur falënderim për Qeverinë e Kosovës. Ata ishin të kënaqur me atë që përfituan duke shtuar se për ta çdo ndihmë është e mirëseardhur.
Ndryshe lideri i PDK-së, siç kishte raportuar televizioni publik, ka ideuar një plan për investime të mëdha në Mitrovicë – të cilat do të shtrihen në të dyja anët e Lumit Ibër. Televizioni kishte publikuar një projekt, i cili quhet “Mitrovica e Re”, dhe që burimet thonë se është i menduar muaj më parë nga Kadri Veseli.
Ky plan parasheh renovimin e tërësishëm të Stadiumit “Adem Jashari”, zgjerimin e parkingut të tij, ndërtimin e një Aqua-Parku përreth kësaj hapësire, si dhe ndërtimin e objekteve kolektive të banimit përreth Liqenit Artificial.
Por, pjesa më ambicioze e këtij plani të ideuar nga Veseli – kalon përtej Lumit Ibër, i cili mund të nxisë reagime nga Serbia. Në fshatrat Suhodoll, Gushavc dhe Vinarc, përskaj Lumit Ibër, por edhe në thellësi të tyre, parashihet të ndërtohen objekte të larta banimi, nga 3 deri në 7 kate.