Publicisti Adriatik Kelmendi ka reaguar pas deklaratës së LDK-së, në lidhje me takimin e sotëm të ftuar nga Kadri Veseli.
Kelmendi në reagimin e tij i ka shtruar edhe një pyetje LDK-së, ku ndër të tjera ka theksuar se me këtë mënyrë se si po funksionon spektrei politik, nuk mund të ndalet rreziku i ndarjes së Kosovës.
Shënimi i plotë i Kelmendit:
Një pyetje për LDK-në: Pse nuk paska mundësi krijimi i Ekipit Negociator Gjithëpërfshirës i votuar në Kuvend, Rezoluta me Parimet Prijëse të Dialogut e miratuar në Kuvend dhe dakordimi pushtet-opozitë për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme, në një pako kompromisi?!
Kështu siç është spektri politik, duke folur njëri për lisa e tjetri për fshisa, as nuk hiqet rreziku i ndarjes së Kosovës, as nuk i kufizohet roli që e ka marrë Presidenti!