Ish-ministri i Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovë është takuar me ambasadoren e Holandës në Kosovë, Gerrie Willems dhe zëvendës drejtorin e Ministrisë së Punëve të Jashtme të këtij shteti, Sander Janssen, me të cilët ka diskutuar rreth procesit të liberalizimit të vizave për Kosovën.
“ I gëzuar të takohem me ambasadoren Williems dhe zëvendës drejtorin e MPJ-së, Janssen, me të cilët diskutuam për bashkëpunimin ndërmjet Holandës dhe Kosovës për procesin e liberalizimit të qytetarëve tonë dhe agjendën Evropiane. Ne e vlerësojmë mbështetjen e Holandës”, ka shkruar Hoxhaj në Twitter, transmeton lajmi.net.
Me 13 shtator Parlamenti Evropian kishte votuar me shumicë votash pro liberalizimit të vizave për Republikën e Kosovës.
Në këtë votim shqetësues ishte rritja e votave kundër nga eurodeputetët e Holandës.