11.9 C
New York
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

spot_img

Këta janë emrat e dy shqiptarëve që vdiqën në aksidentin e djeshëm në Serbi

Televizioni iAlsat mëson se dy viktimat nga Maqedonia janë Burim Dalipi 37 vjeç dhe Lulzim Rexhepi 36 vjeç, që të dy nga Kërçova. Ndërkohë po nga Maqedonia janë edhe dy fëmijët e lënduar, Ferat Dalipi, 16 vjeç dhe Fatlind Dalipi, 12 vjeç. Fëmijët e lënduar janë shtruar për shërim në spitalin në Jagodinë dhe Çuprija dhe janë jashtë rrezikut për jetë.

Ministria për Punë të Jashtme e Republikës së Maqedonisë më herët kishte marrë konfirmimin se dy shtetas maqedonas kanë ndërruar jetë në aksidenti zinxhiror në autostradës Nish-Beograd.

“Për momentin kemi një konfirmim telefonik nga policia në Jagodinë se për fat të keq dy qytetarë maqedonas janë vrarë në aksidentin e trafikut. Siç është edhe procedura e zakonshme, ne nuk i komunikojmë emrat e të vdekurve, vetëm se konfirmojmë cfarë ka ndodhur” thonë nga MPJ.

Sot në mëngjes në spitalin e Nishit vdiq edhe një person nga të aksidentuarit, kështu që bilanci tragjik i aksidentit zinxhiror që ndodhi rreth orës 07:20 dje në mëngjes në autostradën Beograd-Nish, në pjesën ndërmjet qyteteve Jagodina dhe Quprija është tetë viktima dhe rreth 40 të plagosur. Aksidenti përfshiu të dyja anët e autostradës, me 34 automjete dhe kamionë që u përplasën për shkak të mjegullës së dendur.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles