9.8 C
New York
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

spot_img

Thaçi: Marrëveshjen e nënshkruaj nëse SHBA-ja, BE-ja dhe NATO-ja japin garanci se Serbia do ta njohë Kosovën

Presidenti Thaçi ka thënë se e nënshkruan marrëveshjen për korrigjimin e kufirit, duke përfshirë bashkimin e Luginës së Preshevës me Kosovën, në momentin që është i bindur se është në interesin e shtetit të Kosovës dhe që SHBA-ja, BE-ja dhe NATO-ja japin garanci se Serbia do ta njohë Republikën e Kosovës.

Thaçi ka shtuar se Kosovës i duhet me tepër se politika populiste dhe elektorale.

“Në asnjë rrethanë nuk lejojmë ndarjen. Është gjë e vdekur. Nuk do ta lejojmë shkëmbimin, por as asociacionin me elemente ekzekutive. Është gjë e vdekur. Sa për ngushëllim, i ngushëlloj të gjithë ata që punojnë për ndarje dhe asociacion me elemente ekzekutive tash”, ka thënë ai.

Presidenti po ashtu ka thënë se marrëveshjen me Serbinë do ta nënshkruaj vetëm nëse BE-ja dhe NATO japin garanci se Serbia do ta njohë Kosovën.

“Ndërsa, te korrigjimi i kufirit, duke përfshirë bashkimin e Luginës, Preshevën, Medvegjën dhe Bujanocin, e ritheksoi se në momentin që unë jam i bindur që është në interesin e shtetit të Kosovës dhe që SHBA-ja, BE-ja dhe NATO-ja japin garanci se Serbia do ta njohë Republikën e Kosovës, unë do ta nënshkruaj. Kosovës i duhet me tepër se politika populiste dhe elektorale. Sa i përket ngushëllimit për korrigjim, ky ngushëllim mund të shkoj për Preshevën, Bujanocin dhe Medvegjën, por mund të jetë personal, përndryshe shteti i Kosovës do të punojë deri në fund, në krye të angazhimeve, për përfshirjen e Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit në proces dhe bashkëngjitje me Republikën e Kosovës, gjë që unë besoj se do të ndodhë”, ka thënë Thaçi.

Ai është shprehur i bindur se Kosova e ka përkrahjen e të gjithë partnerëve strategjikë për këtë çështje.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles