11.9 C
New York
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

spot_img

Stoltenberg: Dialogu Kosovë-Serbi është çelës për stabilitetin në rajon

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg theksoi sot se KFOR-i siguron një ambient të sigurt për të gjitha komunitetet në Kosovë, duke përfshirë serbët dhe mbështet plotësisht procesin e normalizimit të marrëdhënieve.

Stoltenberg i cili po qëndron në Serbi, ka thënë se dialogu Kosovë-Serbi  është platforma më e mirë për të gjetur një zgjidhje që respekton të drejtat e të gjitha komuniteteve, transmeton lajmi.net.

Ai ka shtuar se KFOR-i ka reaguar ka reaguar të shtunën e 29 shtatorit kur njësitë ROSU u shfaqën në liqenin e Ujmanit.

“KFOR-i është në Kosovë në mënyrë që t’i mbrojë të gjitha komunitetet që jetojnë atje, sigurisht edhe serbët. KFOR-i ishte duke monitoruar me kujdes situatën e së shtunës, ata i dërguan njerëzit në terren”, ka deklaruar Stoltenberg.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles