Mauri Icardi është barazuar me Christian Vierin, pasi e shënoi golin 103-të për Interin në Serie A.
Sulmuesi Argjentinas i shënoi dy gola mbrëmë në fitoren 2-1 ndaj Spalit, transmeton Gazeta Express.
Ky ishte goli i 103-të në 165 paraqitje të Icardit për Interin në Serie A. Këtë numër të golave për fanellën e Interi e ka arrit sulmuesi legjendar italian, Christian Vieri, mirëpo ai 103 gola i ka realizuar në 143 paraqitje.
Ndërkohë Icardi 16 gola i ka shënuar me asistimet e Ivan Perisicit, i cili që nga dhjetori 2015 ka qenë një ndihmë e madhe për kapitenin e Interi.