10.4 C
New York
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

spot_img

Erza flet pas medaljes së bronztë në Buenos Aires: Është ndjenjë e papërshkrueshme

Erza Muminoviq hyri në histori të sportit të Kosovës, duke fituar medaljen e parë për vendin tonë në Lojërat Olimpike për të rinj, Buenos Aires 2018.

Xhudistja nga Peja fitoi medaljen e bronztë të dielën në Buenos Aires të Argjentinës, në kategorinë -44 kilogramë.

16-vjeçarja nga Peja u shpreh tejet e lumtur për suksesin e arritur. “Është ndjenjë e papërshkrueshme. Ishte e vështirë sepse është garë shumë e fortë që zhvillohet çdo herë në katër vite dhe jam e lumtur që fitova medaljen”, tha Muminoviq për “noc-kosova.org”.

Erza e nisi me humbje misionin drejt medaljes, duke u mposhtur nga Devi Thangjam e Indonezisë, por më pas u rikthye me tri fitore në repesazh, që i mundësuan të bronztën.

“Humbja në çerekfinale ishte ndjenjë e pakëndshme, por më pas gjeta motiv dhe u riktheva”, shtoi kampionia e Evropës, e cila suksesin ia dedikoi trajnerit të saj, Driton Kuka, familjes dhe shoqërisë.

Me të në Buenos Aires është edhe asistenti i trajnerit Driton Kuka, Fatos Tabaku, i cili ishte krahu i djathtë i Erzës.

“Ishte e vështirë të fitohet medalja. Norma për t’u arritur ishte një rrugëtim shumë i gjatë, punë, mund dhe sakrificë që na u shpagua me medalje. Shumë lehtë ka mundur të fitohet edhe e arta, sepse të gjitha këto xhudiste, Erza i ka mundur këto, por sporti e ka këtë dhe ja edhe një medalje pikërisht nga sporti i xhudos”, u shpreh Tabaku.

Kosova për herë të parë po merr pjesë në Lojërat Olimpike për të rinj dhe që në ditën e parë fitoi medaljen e parë.

 

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles