Fillimisht Komisioni do të bejë shqyrtimin në parim të Projektligjit për mbrojtjen e vlerave të luftës së UÇK-së, për të vazhduar me pas me shqyrtimin në parim të Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.2003/24 për Sport i ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin nr.04/L-075 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.2003/24 për Sport.
Pastaj Komision do të bejë shqyrtimin në parim te Projektligjit nr.06/L-116 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.05/L-090 për sponsorizime në fushën e kulturës, rinisë dhe sportit, si dhe shqyrtimin në parim te Projektligjit nr.06/L-118 për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit nr.05/L-075 për parandalimin dhe sanksionimin e dhunës dhe dukurive negative në ngjarjet sportive;
Komisioni do te shqyrtoj edhe projektligjet për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.02/L-88 për Trashëgimi Kulturore, Projektligjin nr.06/L-119 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 2004/22 për Kinematografinë, Projektligjin nr.06/L-120 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.04/L-065 për të drejtat e autorit dhe të drejtat e përafërta, Projektligjin nr.06/L-121 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.04/L-097 për Bibliotekat dhe ne fund do te beje shqyrimin e listës së kandidatëve për Anëtarët e Këshillit të Kosovës për Trashëgimi Kulturore.