5.8 C
New York
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

spot_img

Qytetarët detyrohen të presin katër ditë për vërtetimin e dokumenteve të humbura

Përkundër faktit që qytetarëve iu nevojitet vërtetimi sa më shpejt që është e mundur për të dëshmuar se iu kanë humbur dokumentet, policia e vonon atë deri në katër ditë.

Qytetarët duhet të kenë kujdes në ruajtjen e dokumenteve personale, pasi lëshimi i vërtetimit mbi dokumentin e humbur nuk bëhet aty për aty për shkak të procedurës ligjore.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani, ka thënë  se kjo është bërë pasi ka pasur shumë raste kur qytetarëve u janë konfiskuar dokumente nga policia, apo ndonjë organ tjetër, ndërkohë që ato janë paraqitur si të humbura, me qëllim të nxjerrjes së dokumenteve të reja.

“Çdo qytetar që humb një dokument dhe e paraqet atë rast në polici, lëshimi i vërtetimit mbi dokumentin e humbur nga policia nuk bëhet aty për aty. Vërtetimet mbi humbjen e dokumentacionit lëshohen vetëm pasi të bëhen verifikimet e nevojshme policore dhe shmangies së dyshimeve të mundshme. Kjo procedurë zgjatë disa ditë, por kryhet shpejt brenda afatit të paraparë dhe qytetari njoftohet për kohën se kur mund të vijë ta marrë vërtetimin”, ka thënë ai.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles