Hoxhaj ka shkruar se kjo rezolutë është pikërisht rezultat i kërkesave të vazhdueshme të të gjitha partive politike parlamentare dhe shoqërisë civile për një rol aktiv të Kuvendit të Kosovës në dialogun Kosovë-Serbi.
Postimi i plotë i tij:
Rezoluta e propozuar dje është rezultat i kërkesave të vazhdueshme të të gjitha partive politike parlamentare dhe shoqërisë civile për një rol aktiv të Kuvendit të Kosovës në dialogun Kosovë-Serbi.
Ky rol do të formalizohej edhe zyrtarisht duke e votuar të gjitha partitë rezolutën meqë përmban të gjitha elementet: reflekton qëllimet tona në dialogun me Serbinë, përcakton epilogun e këtij procesi, përfshinë vijat e kuqe dhe heq çfarëdo dyshimi për atë çka duam të arrijmë në këtë dialog, si dhe i përcakton temat e panegociueshme. Prandaj sjellja e kundërt konfirmon se nuk ka vullnet politik jo vetëm për ta përmbyllur dialogun por as për t’i dhënë rol Kuvendit sikurse është përsëritur në vazhdimësi.