9.5 C
New York
Thursday, November 28, 2024

Buy now

spot_img

Beqiri i LDK’së: Shpejt mocioni kundër Qeverisë, s’i bashkohemi protestave të VV’së

Lidhja Demokratike e Kosovës nuk ka hequr dorë nga mocioni për rrëzimin e Qeverisë Haradinaj. Së paku kështu po deklarojnë zyrtarë nga kryesia e kësaj partie. Sekretari i Përgjithshëm i LDK’së, Ismet Beqiri i ka thënë Gazetës Express se janë duke biseduar edhe me parti nga opozita që t’i sigurojnë votat që u nevojiten për mocion, ndonëse nuk përmend emra. Ndërsa sa i përket protestave, Beqiri thotë se nëse LDK’ja e sheh të nevojshme të protestojë, i organizon vet atë, dhe nuk ka nevojë t’i bashkëangjitet Vetëvendosjes, shkruan Express.

Fundi i shtatorit të këtij viti i bëri bashkë grupin parlamentar të LDK’së për të diskutuar rreth një mocioni për rrëzimin e Qeverisë Haradinaj. Që prej asaj dite, puna e mocionit mbeti nën hije.

Edhe pse në secilën deklaratë që dhanë zyrtarë të kësaj partie e përmendën rrëzimin e qeverisë, Qeveria Haradinaj po vazhdon punën.

Por, sipas zyrtarëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës, duket se kjo nuk do të zgjasë edhe shumë.

Sekretari i Përgjithshëm i LDK’së, Ismet Beqiri i ka thënë Gazetës Express se ata nuk kanë hequr dorë nga mocioni për rrëzimin e Qeverisë. Beqiri ka thënë se janë duke zhvilluar bisedime edhe me disa prej partive në pozitë që të sigurojnë nënshkrimet e tyre për këtë mocion.

“Ne jemi duke kontaktuar dhe harmonizuar qëndrimet dhe nuk mund të them se kur do të procedohet mocioni. Jemi në përpjekje që ti sigurojmë edhe votat e tjera në përkrahje të këtij mocioni, që do të përfshijë dikënd edhe nga pozita. Aktualisht nuk ka ndryshu ende situate, por po besojmë që partitë opozitare mbeten të qarta, dhe LDK-ja nuk ka asnjë dyshim rreth asaj që i kemi nënshkrimet e gatshme, dhe jemi vetëm duke i siguruar edhe disa vota të tjera”, ka thënë Beqiri.

Por, Beqiri nuk ka dhënë emra se për cilat parti bëhet fjalë. Deklaron se nuk preferon të flasë pa u arritur ndonjë marrëveshje.

“Nuk mund të them diçka, kur të ketë diçka konkrete do të njoftoni me kohë, sepse nuk mendoj që është e rrugës me fol diçka për të cilën nuk ka marrëveshje sepse vetëm e dëmton”, tha Beqiri.

E sa i përket zërave që po qarkullojnë se Lëvizja Vetëvendosje i është drejtuar sërish LDK’së me një kërkesë për një tjetër protestë, ai e mohon një gjë të tillë.

“Po, aktualisht nuk kemi ndonjë kërkesë për një protestë tjetër dhe opinion e di qëndrimin tonë, dhe nuk ka ndryshuar asgjë që nga i 29-ti që LDK-ja të ndërrojë qëndrimin tonë. Ne e vlerësojmë momentin për të gjitha veprimet tona dhe aktualisht nuk shohim ndonjë momentum tjetër”.

Por, thotë se edhe nëse do të ketë një kërkesë të tillë, ata nuk do t’I bashkohen. Gjersa, deklaron se nëse LDK’ja e sheh të arsyeshme protestën e organizon vetë atë, dhe se nuk ka nevojë t’i bashkangjitet VV-së .

“Ne nuk kemi nevojë t’i bashkangjitemi askujt, por nëse e shohim të arsyeshme ne e organizojmë protestën vetë, por aktualisht as njëra as tjetra”, tha Beqiri.

Ndryshe, në gusht të këtij viti 12 deputetët e Partisë Socialdemokrate i kanë dhënë nënshkrimet e tyre për ta iniciuar mocionin për rrëzimin e qeverisë Haradinaj.

Lista me nënshkrime i është dorëzuar LDK-së nga shefi i grupit parlamentar të partisë, Dardan Sejdiu.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles