17.2 C
New York
Monday, March 10, 2025

Buy now

spot_img

Përurohet Kompleksi Memorial në Marinë

Kompleksit Memorial të Dëshmorëve në Marinë përurohet sot. Ngjarja organizohet nën përkujdesjen e kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj dhe kryetarit të Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari.

Garda ceremoniale e FSK-së do të bëjë përcjelljen e rivarrimit të heronjve të kombit, komandantëve dhe kolosëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Ilaz Kodra, Mujë Krasniqi dhe Abedin Rexha, nismë kjo e ndërmarrë nga kryetari Bekim Jashari pas marrjes së detyrës.

Në inaugurim marrin pjesë edhe presidenti i Kosovës dhe kryeparlamentari Kadri Veseli.

Ceremonia e inaugurimit mbahet sot në fshatin Marinë në Skenderaj, duke filluar nga ora 11:00.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles