19.6 C
New York
Thursday, October 31, 2024

Buy now

spot_img

Bekim Jashari: Nga sot Drenica dhe Kosova, ka më shumë hijeshi e madhështi

Sot në Komunën e Drenasit, në sheshin “Fehmi Lladrovci”, është mbajtur manifestim me rastin e zbulimit të shtatorëve të heroit Fehmi Lladrovci dhe heroinës Xhevë Krasniqi-Llavdrovci, në praninë e udhëheqësve të lartë shtetëror të Kosovës, Shqipërisë, Maqedonisë, përfaqësues të shqiptarëve nga Lugina e Preshevës, familje të dëshmorëve, invalidë dhe veteranë, si dhe qytetarë të shumtë.

Kryetari i Komunës së Skenderajt, z.Bekim Jashari është paraqitur me një fjalë rasti, ku ka theksuar se nga sot, jo vetëm Drenasi, po krejt Drenica dhe Kosova, ka më shumë hijeshi e madhështi.

“Sepse përjetësia e Bacës Fehë e Dadës Xhevë, i dedikohet shekujve, i dedikohet gjeneratave të tashme e të ardhme të kombit tonë, se si jetohet e vdiset për atdhe, ashtu si Komandanti ynë legjendar Adem Jashari.

Kur mblidhen fijet e kujtesës dhe të kaluarës tonë që tashmë janë pjesë e historisë, Gjeneral nënkolonel Fehmi Lladrovci dhe Gjeneral major Xhevë Krasniqi Lladrovci, janë mostra e idealeve tona, si fitohet liria si mbrohet jeta dhe qenia jonë kombëtare.

Janë personazhe sikur të zbritur nga këngët heroike, për ta ndalë një ushtri, për ta ndalë ushtrinë gjakatare serbe”, ka theksuar kryetari Jashari, për të vazhduar në këtë ditë madhështore për Drenasin, Drenicën dhe kombin tonë, pas 20 vitesh të gjata, na u kthyen në bronz Baca Fehë e Dada Xhevë, Heroi ynë dhe Heroina jonë.

“Se ka Shqipëria bij e bija, kur i duhen, si në legjenda, janë dëshmi Fehmi Lladrovci e Xhevë Krasniqi Lladrovci, dëshmi të cilën sot ne e jetojmë, sot po e përjetësojmë, me praninë e përhershme në zemrën e Drenasit, në zemrën e Kosovës, për të dhënë mesazh se kjo tokë ka zot, se kjo tokë lind bij e bija që i prijnë qëndresës me heroizëm.

Të nderuar të pranishëm, vëllezër e motra,
Nga sot, jo vetëm Drenasi, po krejt Drenica dhe Kosova, ka më shumë hijeshi e madhështi.

Sepse përjetësia e Bacës Fehë e Dadës Xhevë, i dedikohet shekujve, i dedikohet gjeneratave të tashme e të ardhme të kombit tonë, se si jetohet e vdiset për atdhe, ashtu si Komandanti ynë legjendar Adem Jashari”, është shprehur kryetari Jashari.

Ai ka theksuar se përjetësisht i është falënderues ndaj mësimit që mora herët, se pena e pushka, janë të pandashme për atdhe, Faleminderit Baca Fehë, faleminderit dada Xhevë.

“Vepra e tyre është shumë më e madhe se mundemi sot të tregojmë, me dashurinë e tyre ndaj lirisë, ngritën në zemrat tona bedenat e pathyeshme të qenësisë, të dinjitetit për të qenë shqiptar në tokën e në shtëpinë tonë.

Faleminderit Baca Fehë, faleminderit dada Xhevë!
Qoftë i përjetshëm kujtimi ndaj të gjithë heronjve, dëshmorëve dhe martirëve të lirisë!”, është shprehur kryetari i Komunës së Skenderajt, z.Bekim Jashari, i cili bashkë me nënën e heroit Fehmi Lladrovci dhe me kryetarin e Komunës së Drenasit, z.Ramiz Lladrovci, kanë vu kurorë me lule para shtatorëve të porsazbuluara.

Edhe nënkryetari z.Nuredin Lushtaku, i cili ka qenë komandant i Brigadës 114 “Fehmi Lladrovci” ka vu kurorë me lule dhe ka nderuar para shtatorëve të heronjve Fehmi e Xhevë Lladrovci.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles