Ditëve me diell dhe motit të ngrohtë siç duket po iu vije fundi.
Pas vorbullës ciklonike, që kaloj mbi detin Egje, në jug të rajonit tonë, në fillim të javës në vijim, një tjetër vorbull ciklonike nga Atlantiku verior do të depërtojë mbi Itali, përderisa rajoni dhe vendi ynë në përgjithësi do të përshkohet nga fusha të presionit të lartë.Nën këto kushte mbi vendin tonë do të vazhdojë të mbajë mot më stabil, i ngrohtë, me diell dhe vranësira.
4.10-5.10 – Ditën e enjte mot më i freskët. Paradite kryesisht me vranësira, e gjatë ditës pjesërisht vranët. Ditën e premte mot pjesërisht i vranët. Temperaturat e ajrit, do të luhaten rreth vlerave mesatare.
Minimalet nga 5C deri në 10C, e maksimalet nga 17C deri në 24C.
Sipas Prishtina Weather, do të fryjë erë mesatare në drejtime të ndryshme 4-10m/s. Shtypja atmosferike do të zbres rreth vlerave normale, por nga dita e martë do të shënojë rritje të theksuar.