24.7 C
New York
Wednesday, October 30, 2024

Buy now

spot_img

Haradinaj: Tahiri është ende ministër, dorëheqja e tij nuk është definitive

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, ka folur në një konferencë për media pas mbledhjes së Qeverisë.

Ai ka përmendur edhe një herë rastin e dorëheqjes së ministrit të Drejtësisë, Abelard Tahirin, duke thënë se ky i fundit është ende në pozitën e tij, raporton lajmi.net.

“Abelardi ende është ministër. Ende nuk është definitive dorëheqja e tij. Si të vendosë Partia Demokratike e Kosovës do të ndodhë. Ai është një ministër i respektuar”, ka thënë ai,  teksa ka shtuar se PDK-ja do të bëjë disa rifreskime në Qeveri.

Tutje, Haradinaj shtoi se emërimi i ministrave është emërim politik dhe partiak.

Ai po ashtu bëri të ditur se nuk e kanë pranuar shkresën e Tahirit mbi dorëheqjen.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles