16 C
New York
Wednesday, October 30, 2024

Buy now

spot_img

Shkojnë tre ministra të PDK’së, Veseli largon njerëzit e Thaçit nga Qeveria

Kreu i PDK’së Kadri Veseli ka vendosur t’i shkarkojë tre ministra të Qeverisë së tij duke e pastruar kështu qeverinë nga njerëzit e Hashim Thaçit.

Ky veprim vjen pas zhvillimeve të fundjavës kur Veseli goditi Presidentin Hashim Thacin për shkak të “operacionit” të tij në Veri ku kishte marrë me vete edhe disa ministra nga radhët e PDK’së si dhe kreun e AKI’së.

Ende nuk dihet se cilët janë emrat e Ministrave që ka shkarkuar Veseli ndërsa sot emri i Abelard Tahirit u përfol si një nga emrat që mund të largohen.

Aktualisht PDK udhëheq me Ministria e Financave në krye me Bedri Hamzën, Ministrinë e Inovacionit dhe Ndërrmarrësisë në krye me Besim Beqajn, Ministrinë e Drejtësisë në krye me  Abelard Tahirin,  Ministria e Shëndetësisë që e udhëheq Uran Ismajli, Ministrinë e Integrimeve Evropiane që e drejton  Dhurata Hoxha dhe Ministrinë e Kulturës Kujtim Gashi.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles