17.3 C
New York
Tuesday, October 29, 2024

Buy now

spot_img

Thaçi takon ambasadorët e Kuintit dhe Apostolovën, flet për dialogun

Presidenti Hashim Thaçi ka takuar sot në mëngjes ambasadorët e vendeve të Kuintit, shefat e ambasadave të SHBA-së, Britanisë së Madhe, Gjermanisë, Francës dhe Italisë, si dhe shefen e Zyrës së BE-së në Prishtinë, me të cilët ka biseduar për zhvillimet e fundit, me theks të veçantë në çështjet e dialogut, INTERPOL-it, FSK-së dhe liberalizimit të vizave.

Duke folur për dialogun, presidenti Thaçi mirëpriti përkrahjen unike të bashkësisë ndërkombëtare për dialogun dhe negociatat në mes Kosovës dhe Serbisë, pa paragjykuar apo kushtëzuar epilogun e tyre.

“E mirëpres qëndrimin tuaj unik, se dialogu është rruga e vetme për të ecur drejt integrimeve euroatlantike dhe normalizimin e plotë të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Suksesi i këtij procesi varet nga uniteti politik në Kosovë, por në masë të konsiderueshme edhe nga uniteti i shteteve të Kuintit”, u shpreh presidenti Thaçi.

Presidenti Thaçi, po ashtu, theksoi se Kosova është afër finalizimit të procesit të anëtarësimit në INTERPOL dhe kërkoi koordinim dhe angazhim të shtuar “në këtë fazë finale të një procesi të rëndësishëm për sigurinë në Kosovën dhe më gjerë”.

Në çështjen e liberalizimit të vizave, presidenti u shpreh se është fondamentale që të mos ketë vonesa në marrjen e vendimit meritor për qytetarët e Kosovës.

Ndërsa, për FSK-në pohoi se ka filluar procesi i përgatitjes së ndryshimeve në 3 ligje, që të zgjerohet mandati i FSK-së.

“Transformimi i FSK-së është proces i pandalshëm, i pakthyeshëm, që po bëhet me kujdes dhe në koordinim të plotë me partnerët tanë ndërkombëtarë”, u shpreh presidenti Thaçi.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles