7 C
New York
Thursday, November 28, 2024

Buy now

spot_img

Hamza: Buxheti për formimin e ushtrisë s’pritet ta rrezikojë stabilitetin financiar

Buxheti për transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) në ushtri nuk do të rrezikojë stabilitetin makro-fiskal, pa marrë parasysh që pakoja e ligjeve për këtë transformim ka kosto të lartë buxhetore. Ministri i Financave (MF), Bedri Hamza në një intervistë për EO, ka bërë të ditur se do të kryejë të gjitha obligimet në mënyrë që të sigurohet financim i mjaftueshëm për FSK-në.

Pakoja e projektligjeve për transformimin e Forcës së Sigurisë në Forcë të Armatosur ka kaluar në Qeveri javë më parë. Bazuar në tri deklaratat buxhetore, në tri vitet e ardhshme, për FSK-në do të alokohen rreth 174 milionë euro.

“Ministria e Financave do t’i bëj të gjitha veprimet e nevojshme që të siguron financim të mjaftueshëm për arritjen e kapaciteteve. Nëse ka nevojë do të lëvizim edhe brenda për brenda strukturës të buxhetit me qëllim që të jetë me përputhje me nevojat”.

“Sigurisht që do të ketë kosto shtesë sepse do të rritet numri do të rriten pajisjet por është një kosto që ne do të modelojmë zgjidhje adekuate të pranueshme pa e rreziku stabilitetin makro-fiskal”, tha Hamza.

Kabineti qeveritar në të cilin bën pjesë edhe minsitri Hamza, ka miratuar edhe tri projektligjet të cilat janë konsideruar si shumë të rëndësishme për procesin e reformës në administratën publike.

Pjesë e kësja pako është edhe Projektligji për Pagat i cili rregullon sistemin e pagave dhe shpërblimeve për zyrtarët dhe funksionarët publik. Sipas ministrit të Financave, zbatimi i Projektligjit që mbërrin vlerën e 90 milionë eurove, i ka shkaktuar problem llogaritja e shtesave.

“Kostoja e ligjit se na shkojmë me koston maksimale, neve na vështirëson kalkulimin e saktë puna e shtesave sepse përqindja në vende të caktuara thotë deri në 50%, por a është 10, a është 20, a është 30 a është 50?”.

“Nëse nuk është ashtu na thojmë që është ai maksimalja, kush janë përfituesit e shtesave cilat janë kriteret, sa është numri i tyre janë disa dilema por ato është vendos edhe një siguri që thotë se totali i këtyre shtesave nuk mund të kalojë 8 % pastaj ajo e mban brenda kufijve të caktuar por na vlerësojmë se për momentin kostoja e përllogaritur e këtij projektligji sillet diku 90 milionë euro”.

“Ndërsa sa i përket pagave të kabinetit qeveritar dihet aty se ku është rangu i deputetit i ministrit i kryetarit të Kuvendit, i kryeministrit dhe diku është e planifikuar që paga e ministrit të jetë gati 1 mijë e 800 euro”, deklaroi Hamza.
Hamza nuk sqaron nëse Qeveria i ka paguar “Bechtel & Enkas” borxhin prej 53 milionë eurosh

Ministri Hamza në intervistë për Ekonomia Online ka folur edhe për borxhin prej 53 milionë eurosh që Qeveria e Kosovës ka ndaj kompanisë “Bechtel & Enka”, si pasojë e mos përfundimit me kohë të obligimeve buxhetore.

Hamza ka lënë të nënkuptohet se ndonëse me ekzekutim të buxhetit merren organizatat buxhetore e ministritë e linjës, ministria e Financave është duke kryer pagesat vetëm ndaj obligimeve të dala nga kontratat e rregullta, kontrata këto në të cilat nuk përfshihen edhe borxhet që një kontraktues mund të ketë ndaj një kompanie, raporton EO.

“Deri këtë vit kanë qenë të planifikuara për rrugën gjashtë rreth 130 milionë euro në buxhetin e Kosovës për veç kontratës origjinale kjo kontratë do të jetë edhe një shtesë si rezultat i punëve shtesë që janë paraqit gjatë ekzekutimit dhe besoj që një pjesë e këtyre obligimeve do të mbesin në bazë të marrëveshjes edhe me pjesën e parë të vitit 2019. Deri tash do të thotë jem duke bërë pagesa sa i përket obligimeve nga kontrata e rregullt”, tha ministri Hamza.

I kritikuar për mos rishikim të buxhetit, kreu i buxhetit të vendit, ka thënë se një gjë e tillë nuk ka qenë e nevojshme për shkak se trendi pozitiv i të hyrave u ka garantuar siguri për realizimin e projekteve.

“Zakonisht rishikimet e buxhetit ndodh kur ka problem me të hyrat kur të hyrat janë të pamjaftueshme për financimin e projekteve, kur ne nuk kemi pas problem në këtë drejtim dhe stabiliteti dh trendi pozitiv i të hyrave neve na ka garantuar që kemi siguri të plotë që të ecim në realizimin e projekteve”, përfundoi Hamza.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles