Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj ishte i ftuar në emisionin debatues “Click”, ku ndër të tjera ka folur edhe për listat e veteranëve të UÇK-së.
Limaj tha se disa hetime janë bërë më herët dhe kanë mbetur në gjysmë, ka pas mundësi me u vazhdu, por kjo sipas Limajt tregon që në segmente të caktuara të institucioneve hetimore të Kosovës kemi telashe.
Limaj tha se ata duhet me marrë përgjegjësi për të çuar këtë punë deri në fund.
“Ai djalë që ka qenë ushtar përnime dhe i ka dalë emri si mashtrues, dikush duhet t’i jep përgjegjësi atij dhe këto kanë dalë nga zyrat e Prokurorisë ata emra. Kush i jep përgjegjësi? Ky shtet duhet t’i je