19.6 C
New York
Thursday, October 31, 2024

Buy now

spot_img

LDK: Marrim pjesë vetëm në seancën e jashtëzakonshme

Kuvendi i Kosovës do të mbajë dy seanca, njëra nga të cilat është e jashtëzakonshme dhe ka të bëjë me tri marrëveshje të arritura ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian, kurse tjetra është seancë e rregullt plenare.

Për seancën e parë e cila është thirrur nga Opozita, deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besa Gaxherri, ka konfirmuar gatishmërinë e partisë së saj për të marrë pjesë.

“Ne e kemi thirrur atë seancë. LDK së bashku me VV-në dhe PSD-në kemi thirrur seancë të jashtëzakonshme për marrëveshjet ndërkombëtare”, ka deklaruar Gaxherri për klankosova.tv.

Në këtë seancë pritet të ratifikohet marrëveshja financiare për IPA 2017, marrëveshja ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian mbi pjesëmarrjen e Kosovës në programin “Evropa dhe qytetarët”, si dhe ajo për pjesëmarrjen e Kosovës në “ERASMUS+”.

Gaxherri ka bërë të ditur se LDK nuk do të jetë prezente në seancën e rregullt e cila nis punimet në orën 14:30 derisa sipas saj të sigurohet mbështetja e shumicës në Kuvend.

“LDK nuk do të marrë pjesë në seanca tjera pa i siguruar nënshkrimet e të paktën 52 deputetëve”, ka shtuar ajo.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles