13.7 C
New York
Wednesday, October 30, 2024

Buy now

spot_img

AKP transferon Pallatin e Rinisë të Komuna e Prishtinës

Në mars të këtij viti, Kuvendi i Kosovës, me shumicë votash, miratoi propozimin e Qeverisë që të kalojë pronësinë e “Pallatit të Rinisë” nga Agjencia Kosovare e Privatizimit te Komuna e Prishtinës.

Siç njofton AKP-ja, drejtori Menaxhues i Agjencisë Kosovare të Privatizimit (AKP), Ekrem Hajdari, së bashku me Kryetarin e Prishtinës, Shpend Ahmeti, kanë nënshkruar marrëveshjen për pranim-dorëzim të “Qendrës Shoqërore Sportive, Kulturore dhe Ekonomike” Pallati i Rinisë, nga AKP tek Komuna e Prishtinës, marrëveshje kjo në përputhje me vendimin e Kuvendit të Republikës së Kosovës nr. 06 – V – 080, transmeton lajmi.net.

Kësaj marrëveshje për pranim-dorëzim i është bashkëngjitur edhe dokumentacioni përkatës i cili mundëson vazhdimësinë e punës dhe mbarëvajtjen e afarizmit të, tanimë, Ndërmarrjes Publike Lokale Pallati i Rinisë.

AKP-ja në përputhje me nenin 5 të Ligjit nr.04/L-034 për Agjencinë Kosovare të Privatizimit, mundet që asetet të cilat sipas këtij ligji i administron t’i bartë në përgjegjësi dhe administrim të një organi tjetër publik, përmes një rregullore ose ligji që është në fuqi dhe që është shpallur nga një autoritet kompetent publik në Republikën e Kosovës pas qershorit 1999.

AKP-ja mbetet e përkushtuar në bashkëpunimin e vazhdueshëm ndërinstitucional lidhur me realizimin e interesit publik të qytetarëve edhe në rastet tjera të cilat mund të ndikojnë në jetën e përditshme të qytetarëve dhe zhvillimin ekonomik të vendit.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles