16 C
New York
Wednesday, October 30, 2024

Buy now

spot_img

Ahmeti: Mbrëmë përjetuam ndjenjën e një jete normale

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka komentuar lojën e zhvilluar dje mes Kosovës dhe Ishujve Faroe.

Me anë të një statusi ai ka përmbledhur momentet më të rëndësishme që sipas tij, përmbyllën këtë ndeshje futbollistike.

Shkrimi i tij i plotë në Facebook:

Mbrëmjë përjetuam ndjenjën e një jete normale. Reflektorët e stadiumit Fadil Vokrri ndriçonin gati krejt qytetin. Stadiumi i mbushur me qytetarë nga krejt Kosova.

Ata 100 fansa të Ishujve Faroe duartrokiteshin gjatë gjithë rrugës duke treguar mikpritjen tonë. Stadiumi dukej bukur. Lojtarët e motivuar maksimalisht. Momenti në minutën e 9’ kur i gjithë stadiumi ngriti numrin 9 në kujtim të njeriut që e bëri të mundshme natën e mbremshme, Fadil Vokrrit. Familja e tij që me lot në sy ndjenin krenari që kishin nja familjar si Fadilin.

Fitorja! Brohoritjet që u dëgjuan në lagjet më të largëta e që shumë prej ne na kujtuan fëmijërinë. Që na dëshmuan se stadiumi duhet të jetë në qendër të qytetit. Largimi i shpejtë e i qetë i tifozëve duke diskutuar për ndeshjet e ardhshme në Fadil Vokrri. Presim Malten e Azerbejxhanin. Vitin tjetër reprezentacione edhe më të forta në kualifikime.

Por më shumë se krejt, mbrëme ishte një ndjenjë e një shteti normal, që përcjell reprezentacionin e vet në kryeqytetin e vet. Me dinjitet, duke treguar se gjërat mund të bëhen mirë e normal. Jo perfekt, por thjeshtë normal.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles