16.2 C
New York
Wednesday, October 30, 2024

Buy now

spot_img

Molliqaj: Për temat e rëndësishme po vendosin Thaçi, Veseli e Vuçiqi

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga PSD, Dardan Molliqaj konsideron se për temat e rëndësishme të Kosovës po vendosin Hashim Thaçi, Kadri Veseli e Aleksandër Vuçiq.

Molliqaj i ka reaguar kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli, i cili e quajtur absurde thirrjen e seancës së jashtëzakonshme për dialogun në mes Kosovës dhe Serbisë.

“Shteti ynë paska mbërritur në këtë pikë ku thirrja e një seance të jashtëzakonshme të quhet veprim absurd, antidemokratik, etj. dhe pikërisht nga kryetari i Kuvendit!”, ka shkruar ai mes tjerash.

Shkrimi i tij i plotë në Facebook:

Shteti ynë paska mbërritur në këtë pikë ku thirrja e një seance të jashtëzakonshme të quhet veprim absurd, antidemokratik, etj. dhe pikërisht nga kryetari i Kuvendit!

Pra Kadri Veseli po e don një Kosovë ku për temat e rëndësishme vendosin ai, Thaçi e Vuqiçi, e jo Kuvendi i zgjedhur nga populli.

Reagimi i tij plot mllef ndaj opozitës veç sa po e konfirmon drejtësinë e kërkesës tonë për seancë të jashtëzakonshme.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles