18.1 C
New York
Wednesday, October 30, 2024

Buy now

spot_img

Mustafa i reagon Thaçit: Mos të manipulohet me deklaratat e Rugovës të para 25 vjetëve

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka reaguar kundrejt deklaratave të presidentit Hashim Thaçi, derisa ky i fundit ka cituar ish- presidentin histortik Ibrahim Rugova, për këmbim territoresh.

I pari i LDK-së, Mustafa thotë se e kanë gabim dhe me prapavijë të keqe ata që tentojnë të manipulojnë me intervistat dhe deklaratat e Presidentit Rugova të para 25 vjetëve.

Sipas tij, Rugova ka dhënë kontribut të jashtëzakonshëm historik në pavarësimin e Kosovës, ka shtruar ide dhe koncepte në periudha të ndjeshme kohore, jo vetëm për Kosovën por edhe për të ardhmen e shqiptarëve në trojet e tyre etnike.

Mustafa vlerëson se Kosova ka përmbyllur të gjitha çështjet e hapura me aktin e shpalljes së pavarësisë duke vulosur kontributin e Presidentit Rugova, të UÇK-së dhe aleatëve tanë ndërkombëtar.

Shkrimi i tij i plotë në Facebook:

E kanë gabim dhe me prapavijë të keqe ata që tentojnë të manipulojnë me intervistat dhe deklaratat e Presidentit Rugova të para 25 vjetëve.
Rugova ka dhënë kontribut të jashtëzakonshëm historik në pavarësimin e Kosovës, ka shtruar ide dhe koncepte në periudha të ndjeshme kohore, jo vetëm për Kosovën por edhe për të ardhmen e shqiptarëve në trojet e tyre etnike. Ndërkaq, Kosova ka përmbyllur të gjitha çështjet e hapura me aktin e shpalljes së pavarësisë duke vulosur kontributin e Presidentit Rugova, të UÇK-së dhe aleatëve tanë ndërkombëtar.
Askush nuk ka të drejtë ta keqpërdorë emrin e Presidentit Ibrahim Rugova për të vënë në pyetje integritetin territorial dhe sovranitetin e Republikës së Kosovës, as Presidenti Thaçi dhe as këndesat e tij.IM

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles