18.1 C
New York
Wednesday, October 30, 2024

Buy now

spot_img

Hahn: Është herët të flitet për shkëmbime territoresh

Komisioneri i BE-së për Zgjerim, Johannes Hahn, ka thënë se është herët të flitet për shkëmbime territoriale mes Kosovës e Serbisë.

Megjithatë, ai thotë se dy liderët, Hashim Thaçi dhe Aleksandar Vuçiqi, duhet të gjejnë një zgjidhje të cilën më pas BE-ja do ta shqyrtojë “me mendje të hapur”.

“Është e parakohshme të flitet për shkëmbime territoriale mes Serbisë dhe Kosovës. Ata duhet të gjejnë një zgjidhje të cilën ne do ta shqyrtojmë me mendje të hapur. Por mbi të gjitha, ajo duhet t’i kontribuojë stabilitetit rajonal dhe rrugës së tyre drejt BE-së”, ka thënë Hahn për “AlJazeera”.

“I duartrokas Vuçiqit dhe Thaçit për përkushtimin e tyre. Mbi të gjitha, një zgjidhje duhet të vijë nga ta. Por duhet t’i kontribuojë paqes dhe stabilitetit në tërë rajonin. Kjo do të ishte kyçe për BE-në. Ne nuk do të imponojmë diçka nga jashtë. Por, një zgjidhje nuk guxon të nxis paqëndrueshmëri diku tjetër. Na duhet kjo siguri”, ka thënë më tej Hahn.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles