19.6 C
New York
Thursday, October 31, 2024

Buy now

spot_img

Vrasje në Gjilan për motive të ulëta

Në Gjilan mbrëmë janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj pasi që pas një mosmarrëveshje njëri prej tyre ka qëlluar me armë zjarri viktimën duke i shkaktuar lëndime vdekjeprurëse.

Në vendin e ngjarje kanë dalë njësit përkatëse dhe ekipi mjekësor i cili ka konstatuar vdekjen e viktimës, ndërsa si provë materiale është gjetur dhe konfiskuar një pushkë gjuetie e cila dyshohet të jetë përdorur në rast, njofton raporti policor.

Me vendim të prokurorit dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje ndërsa trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.

Lajmi.net ka kontaktuar me zëdhënësin e policisë Rajonale të Gjilanit, Ismet Hashanin i cili ka thënë se vrasja ka ndodhur për motive të ulëta.

“Mund vetëm të them se vrasja ka ndodhur për motive të ulëta, brenda një ore lëshojmë një komunikatë me më shumë detaje”, ka deklaruar Hashani.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles