18.1 C
New York
Wednesday, October 30, 2024

Buy now

spot_img

Lekaj nënshkruan memorandum mirëkuptimi për të ndërtuar rrugën në fshatin Gjurgjevik

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj ka nënshkruar një memorandum të mirëkuptimit për të ndërtuar rrugën në fshatin Gjurgjevik të Madh të Klinës.

Lekaj ka thënë se kjo rrugë do të ndërtohet me ndihmën reciproke të Ministrit të FSK-së, Ministrisë së Infrastrukturës dhe Komunës së Klinës.

Më poshtë gjeni postimin e plotë:

Bashkë me Ministrin e FSK-së dhe në harmoni të plotë me kërkesat e qytetarëve të Gjurgjevikut të Madh, të shprehura përmes kryetarit të Komunës së Klinës, Zenun Elezaj, sot nënshkruam memorandumin e mirëkuptimit si tri institucione, për të ndërtuar rrugën në fshatin Gjurgjevik të Madh të Komunës së Klinës.

Kjo rrugë do të ndërtohet me ndihmën reciproke të Ministrisë së FSK-së, Ministrisë së Infrastrukturës dhe Komunës së Klinës. Kështu do të mundësojmë që ky fshat të ketë lidhje më të shpejtë me fshatrat përrreth dhe qytetin e Klinës dhe do të jetë një mundësi për t’u zhvilluar ato pjesë shumë piktoreske të kësaj ane.

Urime!

 

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles