1.2 C
New York
Saturday, January 18, 2025

Buy now

spot_img

Ish-kryetari i Mitrovicës propozohet për ambasador në Slloveni

Ish-kryetari i komunës së Mitrovicës nga rradhët e PDK-së, Avni Kastrati, është propozuar nga ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, për ambasador në shtetin e Sllovenisë.

Burimet e lajmi.net duke konfirmuar një gjë të tillë, kanë bërë të ditur se Kastrati, i cili një kohë ishte edhe zëvendësministër në ministrinë e Tregtisë, ka marrë pëlqimin e Pacollit për këtë pozitë.

Sipas të njëjtit propozim të Pacollit, Kastrati thuhet  i plotëson të gjitha kushtet ashtu siç i parasheh ligji.

Gjithashtu u tha se ministrit të Jashtëm, Behgjet Pacolli, i ka propozuar Komisionit për Punë të Jashtme, që Gjergj Dedaj të procedohet si ambasador i Republikës së Kosovës në Maqedoni.

Megjithatë, edhe nuk ka asgjë zyrtar ngaMPJ

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles