5.5 C
New York
Tuesday, February 25, 2025

Buy now

spot_img

Katërfishohen patrullat e policisë në trafik, për 24 orë mbi 1 500 gjoba!

Policia e Kosovës që nga dje (e marte) për shkak të situatës shqetësuese në trafik ku shumë persona kanë humbur jetën në aksidente, ka marrë masa serioze shtesë për parandalimin e tyre.

Zyrtarë të policisë rrugore kanë thënë për Indeksonline se janë katërfishuar patrullat e policisë në trafik dhe do të ketë zero tolerancë për ata që shkelin rregullat e trafikut.

Sipas policisë, prej formimit të Task Forcës, pra ende pa u bërë 24 orë janë shqiptuar gjithsej 1552 gjoba trafiku që është numër rekord i tiketave për këtë vit.

Apelet, fushatat vetëdijësuese, veprimet operacionale policore, qasja e institucioneve tjera relevante që kanë rol dhe ndikim në ndryshimin e kësaj gjendje në trafik, shfaq nevojën e krijimit të mekanizmave shtesë për të kontribuar për një siguri edhe më të madhe nëpër rrugët tona.

Dhe për këtë qëllim Policia e Kosovës nga dje ka themeluar “Task Forcën” për parandalimin e aksidenteve në trafikun rrugor.

Qëllimi kryesor i kësaj Task Force është që përmes komandës dhe kontrollit të ndikohet direkt në parandalimin e aksidenteve të trafikut rrugor, duke angazhuar sa më shumë personel policor nga niveli qendror dhe ai lokal, duke përfshirë edhe stafin udhëheqës të Policisë.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles