Kampionati Botëror 2018 ka përfunduar. Kampion botëror tashmë është kombëtarja e Francës, e cila arriti të mbyll ndeshjen me rezultat fantastik 4:2.
Franca arriti të mposhtë kombëtaren e Kroacisë në Botërorin e mbajtur në Rusi.
E veçanta e gjithë kësaj ishte se si në fund të ndeshjes u përqafuan dhe uruan njëri-tjetrin për rezultatet e arritura deri më sot.
Franca mori titullin e botërorit pas 20 vjetësh me një lojë të realizuar në mënyrën më të mirë të mundshme./Indeksonline/