18 C
New York
Thursday, October 31, 2024

Buy now

spot_img

Prostitucion në një sallon masazhi, arrestohen dy femra dhe një mashkull

Policia e Kosovës, konkretisht Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore, Sektori Qendror i Hetimeve, me datën 4 korrik 2018, pas hetimeve intensive kanë realizuar një operacion kontrolli në një lokacion (lokal/sallon masazhi), me ç’rast kanë bërë arrestimin e tre personave të dyshuar, si dhe kanë identifikuar një viktimë të trafikimit, transmteton Indeksonline.

Personat e arrestuar lidhur me këtë rast janë:  M. Z. lindur me 1988 f/sh/k  V. Xh. lindur me 1997 f/sh/k  F. H. lindur me 1994 m/sh/k.

Sipas PK-së, dyshohet se viktima është shfrytëzuar për punë të detyruar dhe shërbime seksuale.

Me këtë rast personat e dyshuar të arrestuar dyshohet se kanë kryer veprën penale ‘trafikim me njerëz’ neni 171, ‘bashkëkryerja’ neni 31.

Si prova materiale janë konfiskuar përkohësisht tre telefona dhe provat tjera të siguruara gjatë hetimit i dërgohen prokurorit për procedim të mëtutjeshëm.

Viktima është trajtuar në bazë të procedurave standarde për viktimat e trafikimit. Lokali është mbyllur nga ana e inspektorëve përkatës, ndërsa tre të dyshuarit me vendim të prokurorit kompetent janë dërguar në mbajtje për 48 orë.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles