19.6 C
New York
Thursday, October 31, 2024

Buy now

spot_img

Haradinaj godet Hamzën: A mendoni që ministrat e PDK-së i ruajnë paret më shumë se unë

Kryeministri Ramush Haradinaj ka akuzuar ish-ministrin Lutfi Zharku për krijimin e borxhit të 53-milionëshit ndaj “Bechtel”-it. Por, kryeministri duke reaguar ndaj Zharkut, goditi edhe ministrin e Financave, Bedri Hamza.

Kryeministri në foltoren e Kuvendit i tha ish-ministrit të Transportit Lutfi Zharku, se paret e shtetit i dhimbsen më shumë vetë atij sesa ministrave të PDK-së.

“E di që i ke pas kolegë, por a mendon që ministrave të PDK-së ju dhimbsen paret e shtetit më shumë se mua?”, i tha kryeministri Lutfi Zharkut.

Pas një fjalimi të gjatë të ish-ministrit të Infrastrukturës, Lutfi Zharku, kryeministri Ramush Haradinaj i quajti shpjegimet e Zharkut si manipulime, duke arsyetuar pagesën e gjobës prej 53 milionë eurove ndaj “Bechtel Enka”-s për autostradën Prishtinë – Hani i Elezit.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles