24.7 C
New York
Wednesday, October 30, 2024

Buy now

spot_img

Haradinaj: Presioni i Beogradit po i detyron serbët të largohen nga FSK-ja, do të veprojmë

Dorëheqja e disa pjesëtarëve serbë të FSK-së, ka qenë tema kryesore e mbledhjes së Këshillit të Sigurisë

Pas kësaj mbledhje kryeministri Haradinaj në një konferencë për media deklaroi se serbët që janë pjesë e FSK-së, po përballen me presione të ashpra nga Beogradi.

Shefi i ekzekutivit deklaroi se në mbledhje janë diskutuar veprimet që duhet t’i marrë Kosova pas këtyre presioneve.

“Kam thirrë sot mbledhje të Këshillit Kombëtar të Sigurisë. Mbledhja është thirrë per shkak të presionit të Beogradit ndaj pjesëtarëve serb të FSK-së, dhe kjo së fundi ka rezultu me kërkesen për lirim nga disa pjesëtarë të FSK-së. Nga arsyetimet e tyre vërehët qartë që është presioni i Beogradit, nga mekanizma të ndryshëm. Kjo nuk rezulton me prishje të sigurisë, por ajo që del nga ky takim janë veprimet e Kosovës”, deklaroi kryeministri në konferencë.

Haradinaj vlerësoi se një presion i tillë është i pakuptimtë, duke theksuar se po shkelet Konventa për të drejtat e njeriut.

Vlen të theksohet se mbledhja e sotme e Këshillit të Sigurisë është mbajtur pa praninë e mediave, ndërkaq që nuk ka pasur as pamje nga kjo mbledhje.

Mbledhja është zhvilluar para orës 9, kurse pas mbledhjes Haradinaj doli në konferencë.

Kryeministri nuk është deklaruar diçka më në detaje për këtë mbledhje.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles